KreuCelebrity

Nuk do ta besoni transformimin e Margot Robbie për rolin e ardhshëm!

Aktorët, ata të cilët përballen me dhjetra personazhe, që vishen nën lëkurën e njërit apo tjetrit karakter; ata të cilët shndërrohen sa në protagonistë, në antagonistë brenda një kohe shumë të shkurtër. Kemi parë shpesh yjet e Hollywood-it kur kanë ndërruar pamjen plotësisht, për hir të filmit të ardhshëm. Të tilla iniciativa iu kanë dhuruar edhe çmime prestigjoze, e kjo jo pa arsye.

Një ndër aktoret që ka provuar së fundmi transformimin 100% të paraqitjes është edhe Margot Robbie, e cila ka marrë një vendim të tillë për të portetizuar një ndër figurat më të rëndësishme angleze. Projekti i ardhshëm filmik i australianes i ka dhënë mundësinë të luajë rolin e Mbretëreshës Elisabetë të Parë, e kjo ka dashur shumë punë për t’u arritur. Robbie shihet me një parukë me ngjyrë të kuqërremtë me fije kaçurrele, e ajo çka bie më shumë në sy është lëkura tejet e zbehtë. Kurora e flokëve e ngritur më lartë nga e zakonshmja ka bërë që fansat të spekulojnë nëse Margot ka qethur flokët deri në atë pikë apo kjo është thjeshtë një punë e shkëlqyer e grimierëve. Informacione të mëtejshme zbulojnë se lëkura e aktores është pajisur me pulla e shenja të errëta nga artistët e makeup-it, e pas kësaj fshihet një histori. Mbretëresha ka përdorur aq shumë produkte kozmetike, saqë probleme të kësaj natyre iu shfaqen në të gjithë trupin, e për ironi të fatit kjo e bëri të përdorte akoma dhe më shumë artikuj të këtij lloji. Nuk është hera e parë që Margot Robbie ndërmerr të tilla sfida, e kjo pasi nisja e karrierës me “Wolf of Wallstreet” ishte një hap i mbarë i hedhur në industrinë kinematografike. Më poshtë do të gjeni imazhin e aktores.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF