KreuFashion

Shkencëtarët e pranojnë: të mirat e çokollatës janë të pafundme!

Të dashuruarit pas çokollatës duhet të gëzojnë pa masë, pasi këshillat mbi moskonsumimin e mëkatit të ëmbël tashmë duhet t’i flakni tutje! Kërkimet nga American Heart Association kanë dalë në përfundimin se ka një lidhje mes çokollatës dhe shëndetit të zemrës. Studimet kanë zgjatur për dy vite, në adultë të moshës prej 18 deri në 69 vjeç, në më shumë se 1,100 persona.

Shkencëtarët këshillojnë përfshirjen e 100 gram çokollatë në dietën ushqimore, e kjo jo pa arsye. Kombinimi i kësaj sasie më një vakt apo vakte të ndryshme, eleminon rrezikun për uljen e insulinës në trup, çka sjell dëme të pariparueshme për zemrën. Të dashuruarit më të mëdhenj pas ëmbëlsirës tonë të preferuar janë kryesisht të rinjtë, të cilët janë fizikisht e mëndërisht më aktivë se pjesa tjetër. Studimet tregojnë se organizmit i nevojitet çokollata, e kjo si pasojë e forcimit të memories, organizimit më shpejtë të ditës, si dhe arsyetimit logjik. Delish.com shpjegon se këto të mira vijnë nga përmbajtja e lartë e kakaos, e kjo është arsyeja pse çokollata e zezë është më e rekomanduara ndër të tjerat. Ç’prisni? Tani nisuni drejt pikës më të afërt për të shijuar këtë mëkat të ëmbël!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF