KreuFashion

16 fustanet ikonikë të të gjitha kohërave!

Yjet na kanë mësuar shumë jo vetëm nga talenti tyre, por edhe nga përkujdesja që tregojnë ndaj imazhit. Shumicën e herëve në top-formë, pothuajse në kufijtë e perfeksionit, personazhet e njohur na kanë bërë për vete me mënyrat nga më të ndryshmet. Nën petkun e luksit e shkëlqimit, i kemi parë teksa parakalojnë në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen e kujtdo, e me po të njejtin kujdes shfaqen edhe në përditshmëri, me stile unike, që shpesh kthehen në tendenca për një sezon apo tjetrin.

Një kontribut në fushën e modës, sidomos përsa i përket marketingut, ka dhënë edhe kinemtografia, e këtë e kemi thënë disa herë. Madje, revista prestigjoze në botë iu kushtojnë artikuj filmave të dobët, me një garderobë të pasur e për t’u patur zili. Për aq kohë sa kinemaja është përmbledhja e gjashtë arteve të tjera, nuk është aspak habi që një aspekt i filmit të funksionojë më së miri, ndërsa pjesa tjetër jo. Kështu, paraqitja e aktoreve sa në një projekt, në tjetrin, shpesh na ka bërë të dashurohemi me imazhin që na mbërthen pas ekranit. Duke filluar nga ngjyrat, e deri tek dizenjot, nuk kanë qenë të pakta veshjet që janë kthyer në ikonike me kalimin e kohës. Ne sot do t’ju prezantojmë fustanet e këtij lloji, të cilët i kemi parë në disa prej filmave më të mirë të të gjitha kohërave, si “Gone With the Wind”, por edhe në prodhime komerciale apo komedi romantike, si “Mr. and Mrs. Smith”, “How to lose a guy in 10 days” etj. Nga Vivian Leigh, e deri tek Emma Stone, në galeri do të gjeni fustanet që kanë mbetur e do të mbeten në kujtesë për një kohë të gjatë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF