Chrissy Teigen rrëfen mbi vështirësitë e të qenurit e alkolizuar! 0 123

Ajo është një ndër modelet më të dashura për publikun, e së bashku me John Legend përbëjnë një dyshe fantastike. E përkushtuar ndaj vogëlushes Luna 18-muajshe, Chrissy Teigen mesa duket ndihet pak e lodhur këtë periudhë. Kjo, kryesisht si shkak i pushimeve më të gjata se zakonisht e udhëtimeve të shumta, sa në një vend në tjetrin. Nga Bali e deri në Itali, çifti i famshëm na kanë dhuruar shumë nga momentet më të bukura të kaluara në Europë, e jo vetëm.

Në intervistën më të fundit, Teigen ka rrëfyer shumë për veten, e disa prej deklaratave thjesht të lënë me gojë hapur. Fillimisht, Chrissy ka treguar se kjo periudhë pushimi i nevojitej në maksimum, asaj dhe John, pasi po planifikojnë të bëhen prindër për herë të dytë. Sipas modeles, kjo ishte arsyeja pse duhej domosdoshmërisht kalimi i një pjese të kohës vetëm, e nën shoqërinë e miqve më të mirë. “Sepse pastaj do të fillojë e gjithë proçedura nga fillimi”, ka thënë Teigen, duke iu referuar kështu prindërimit. Çka ka rrëfyer me sinqeritet bashkëshortja e Legend, ka qenë periudha e errët në jetën e saj, ku i është dashur të përballet me alkolizimin. “Më duhej një gotë para ceremonive ku merrja pjesë, pastaj shumë të tjera gjatë eventit, kështu u turpëroja si para John, ashtu dhe para kolegëve e miqve që më vlerësonin. Nuk po kaloja aspak periudhë të mirë, dhe më vinte shumë keq për këtë”, ka qenë kjo një ndër deklaratat e Teigen. Sipas saj, të qenurit alkolik vjen si trashëgimi nga një familje me po të njejtin problem, e kjo ishte arsyeja pse pas çdo natë që përfundonte e dehur, në mëngjes zgjohej krejt e freskët e pa ndonjë problem në veçanti. “E urreja sepse e kuptoja fare mirë që nuk ishte diçka pozitive. Për këtë arsye luftova deri në fund që ta mposhtja”, ka vijuar Chrissy, duke zbuluar se gjatë këtyre pushimeve në Bali nuk kishte vënë asnjë gllënjkë alkol në gojë, ashtu sikurse ishte ushqyer mirë dhe ishte stërvitur pafund. “Fillova të dashuroja përsëri veten, lëkurën time, pamjen e jashtme në përgjithësi”…Mesa duket, jeta e Teigen nuk ka qenë dhe aq e lehtë sa duket!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *