KreuCelebrity

Dafina do të dëshironte të shihte një eklips ndryshe…

Amerikanët dje përjetuan emocione të veçanta, e fenomeni që pritej prej kohësh u bë realitet ditën e djeshme. Eklipsi diellor u ndoq nga shumjca e banorëve në SHBA, e pamjet e ndara në rrjetet sociala ishin të shumta. Duke qenë se Dafina Zeqiri jeton prej disa kohësh tashmë në Amerikë, nuk kishte se si mos të bashkohej me shumicën, për të shijuar siç duhej këtë moment.

Duffye ka pritur të filmonte të gjithë proçesin e eklipsit, por mesa duket nuk ka patur sukses në këtë pikë. Megjithatë, ka gjetur një zgjidhje plot humor për të na dhuruar një imazh artistik të atij momenti. Këngëtarja ka postuar foton e realizuar nga një miku i saj, duke shkruar përsipër: “Le të pretendojmë se e bëra unë”. Por, mesa duket Dafina preferon të shohë një tjetër lloj eklipsi, e kjo nuk lidhet aspak me fenomenet natyrore. Në My Story-n e artistes shihet një ‘meme’, e ndarë në katër imazhe, ku dallohet Obama teksa mbulon pak nga pak fytyrën e Trump. “I vetmi eklips që dua të shoh”, lexohet përsipër këtij realizimi komik, duke na dëshmuar dhe njëherë qendrimin e Zeqirit kundër Presidentit aktual të SHBA-ve. Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF