Elvana ndjen mall për veten, rikthehet katër vite pas!

Ditën e djeshme shkruajtëm për Elhaida Danin, e cila kishte publikuar disa pjesë nga klipet e para të Elvana Gjatës. Mesa duket, kjo e fundit është ngacmuar nga postimet e koleges, pasi jo më larg se sot ka publikuar një imazh portret të sajin. Me flokët e shkurtra dhe një shall të kuq në kokë, fillimisht mendon se kjo është thjeshtë një foto e re e Elvanës, por ajo që lexon në përshkrim zbulon krejt të kundërtën.

Këngëtarja i ka bashkangjitur postimit frazën “Bodak Red #2013”, që nuk mund të thuash me qartësi se ç’do të thotë në të vërtetë. Elvana mund t’i jetë referuar ose “Bodak Yellow” të Cardi B, ose këngës me të njejtin titull si përshkrimi, nga Marty Baller. E kjo nuk ka dhe aq rëndësi, për aq kohë sa sytë spikasin vitin 2013. Duke qenë se Gjata duket njësoj, vështirë të besosh se foto është realizuar katër vite më parë. Por, ja që është e vërtetë, e mesa duket Elvana ka dashur të nxjerrë në pah se flokët e prera shkurt këto kohët e fundit duken njësoj si në 2013. Me ngjyrën e pandryshuar e gjatësinë pothuajse njëlloj, këngëtarja ndoshta ka patur nostalgji për një periudhë si ajo e para katër viteve. Nga ana tjetër, zbulojmë se e njejta kohë e ka gjetur Elvanën me një stil krejt të veçantë, ku dallohet qartë përdorimi i shalleve dekorues për kokën. Në dukje disi më rebele, mesa shihet deri më tani modeli i flokëve është e vetmja gjë që ka bërë artisten të kthehet pas. Në galeri do të gjeni disa nga imazhet e Gjatës në 2013, ku dallohet tendenca për venien e shalleve në kokë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *