KreuCelebrity

Orinda Huta është gati për t’u bërë mami!

Këngëtarja Orinda Huta pas dasmës si në përralla dhe muajit të ëmbël të mjaltit na ka zbuluar sot se ndoshta ndihet gati për t’u bërë nënë!

Ajo na tregon përmes Instagram se eksperienca e të qenit teze në këto dhjetë vjet e ka bekuar dhe njëkohësisht edhe mësuar këngëtaren se si të kujdeset për një foshnjë të porsalindur që nga mbajtja në krahë deri tek ndërrimi i pelenave. Orinda shton se mbesa e saj Grace e ka bërë të përjetojë gëzim dhe emocione të mrekullueshme, teksa e uron për 10 -vjetorin e lindjes. Ja postimi i këngëtares për të mbesën, shoqëruar me foto nga ceremonia a dasmës:

“Nuk kam për ta harruar kurrë ditën që mora lajmin se Zoti kishte bekuar mamin tënd me një pritje të ëmbël. Telefoni më ra nga dora, dhe pasi e rimora bërtas me të madhe, “ajo do të jetë gocë”. Më 22 gusht, 10 vjet më parë një telefonatë më dha lajmin më të bukur ndonjëherë. Isha bekuar me një mbesë të bukur sykaltër për të cilen do thoja çdo ditë që rritej është si unë.  I kaloja ditët mes fotografive të tua dhe mezi prisja të të mbaja në krahë. Grace Mc Caul, ditën që ti u hodhe menjëherë në krahët e mi, ishte emocioni me i madh që kisha provuar ndonjëherë. Kur sytë e tu qeshnin zemra ime shpërthente nga gëzimi. Ti më mësove të bëja fytyra qesharake veç që të vidhja buzëqeshjet e tua. Mësova dyqanet më të bukura për fëmijë që të zgjidhja për ty. Mësova të ndërroja pampersin me ty. E për të qarën tënde si zile në 2 të natës më merrte malli sa herë distanca na ndante. Ti sot je 10 vjeç, dhe i ke bërë këto vite të mrekullueshme. Përqafimi, buzëqeshja dhe fjalët e tua të ëmbla ma mbushin njëlloj shpirtin si në ditën kur për herë të parë me the “të dua”. Ti je “my special one” sot e gjithmonë.

The day a heard the news of you, my heart smiled because i kneë, a little child to simply love, from now on, a friend to always silmply love, and give the best your Aunt’s made of. Happy Birthday & God bless u my love! Te duaaaa!”

Mbesa e parë e shtëpisë e ka lumturuar Orindën pamasë. Me siguri që do të jetë një nënë e shkëlqyer edhe për fëmijët e vetë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF