KreuFashion

Rënia në peshë pa bërë ushtrime fizike nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë!

E shihni se e keni tepruar ca me ushqimin gjatë pushimeve dhe duhet të bini në peshë medoemos? Nga ana tjetër nuk gjeni dot kohën ose mundësinë për t’u marrë me ushtrime fizike? Jeni dembelë për të ndjekur stërvitjet në palestër?

Mos u shqetësoni! Ju mund të digjni kalori pa bërë aktivitet fizik, por duke bërë disa detyra shtëpie që do ju ndihmojnë të holloheni!

Një dush i nxehtë për një kohë të gjatë, në temperaturën 40 gradë është i barabartë me një orë biçikletë në palestër. Rezultati është i njëjtë!

Personat që e kanë zakon të lëvizin ose të tundin këmbët kur janë në pozicionin ulur mund të djegin kalori dhjetë herë më shumë se ata që qëndrojnë pa lëvizur në të njëjtin pozicion.

Disa gota me çaj jeshil gjatë gjithë ditës ju ndihmojnë të eleminoni deri në 183 kalori.

60 minuta punë shtëpie si larja e enëve dhe dyshemesë eleminon deri në 100 kalori.

Nëse keni mundësi të shkoni në SPA, 45 minuta sauna janë  të vlefshme sikur të kishit bërë tre kilometër e gjysmë vrap.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF