KreuCelebrity

Revoltohet aktori: “Mjaft, o banorë të padenjë të kësaj toke!”

Ai është një ndër aktorët më të njohur të spektaklit të përjavshëm “Portokalli”. Shfaqur në ekran çdo të diel, me një rol të caktuar, Florjan Binaj nuk njihet si personazh tepër aktiv kur vjen puna tek rrjetet sociale. Edhe pse jemi mësuar të shohim anën komike të karakterit të tij, këtë herë aktori na ka surprizuar ndryshe, duke shpërthyer ndaj një fenomeni tepër shqetësues përgjatë këtij sezoni.

Ka mjaftuar një postim në Instagram për të kuptuar indinjimin e Binaj ndaj zjarreve të shkaktuara kohët e fundit në Shqipëri. Flori i është drejtuar banorëve të zonave të prekura me tone të ashpra, duke i cilësuar ata si fajtorët për ndodhi të tilla. “Mjaft!!! O ju banorë të padenjë të kësaj toke, që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë flakën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj…”, kanë qenë këto disa nga fjalët e një dedikimi jo të shkurtër kundrejt një pjese të popullatës. Kjo nuk ka mjaftuar për të shprehur revoltën e aktorit, duke mos nguruar për t’i quajtur të akuzuarit në fjalë “kafshë”, edhe pse sipas tij ky nuk është një krahasim i denjë, për aq kohë sa kafshët nuk shkaktojnë zjarre me dashje. Më tej Flori vijon thirrjen duke përmendur punonjësit të cilët po angazhohen çdo ditë për ndalimin e të tilla dëmeve: “…mendoni për ata zjarrfikës e punonjës të shkrehtë, që nuk po bëjnë dot pushime verore, nuk po rrijnë dot me familjet e tyre e po rrezikojnë jetën vetëm prej çmendurisë tuaj…MJAFT!” Një thirrje e tillë ka ardhur dhe nga një pjesë e qytetarëve, të cilët nuk munden të konceptojnë një fenomen të këtij lloji. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF