Ami guxon, poston foto pa grim!

E kemi parë tek “Lufta e nuseve”, ashtu sikurse u përfol gjatë eventi i organizuar për 10-vjetorin e biznesit të saj. Prej vitesh një personazh i njohur televiziv, Amarda Toska mesa duket po shijon ditët e mbetura të pushimeve, se me siguri shtatori do ta gjejë me projekte të reja. Deri diku e rezervuar, e me profilin e Instagramit të mbushur me fustane nusërie dhe dekorime sallash, Ami poston më rrallë foto të vetes apo familjes. Disi më aktiv është bashkëshorti në këtë drejtim, ndërsa imazhet e djalit të tyre i shohim rrallë.

Mesa duket, ky lloj rezervimi ka bërë që moderatorja të na surprizojë herë pas here me postimet e bëra në rrjetet sociale. Sot, në My Story-n e Amit kemi parë një foto të saj, e deri këtu nuk ka asgjë të veçantë…deri sa vëren se Toska shfaqet krejt pa grim në imazhin e publikuar. “E freskët”, shkruan ajo përsipër postimit, ndërsa duket se ky moment i përket orëve të para të ditës. Për aq kohë sa jemi mësuar ta shohim në ekran, gjithçka kemi parë nga moderatorja është imazhi i kuruar e i grimuar deri në detaj. Foto të tilla nuk i gjen shpesh ndër rradhët e personazheve, e ndoshta Ami duhet përgëzuar vërtetë për këtë. Më poshtë do të gjeni imazhin e plotë të saj. Si ju duket moderatorja pa grim?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *