KreuCelebrity

Gëzuar ditëlindjen, Flori Mumajesi!

Këngëtari dhe kompozitori i njohur Flori Mumajesi sot feston 35-vjetorin e lindjes! Që në paraqitjet e para tij skenike, fillimisht si pjesë e grupit “The Dreams”, Flori dallonte për talentin në muzikë. Pjesëmarrjet e tij në festivalet në Shqipëri, por edhe jashtë vendit jnë shoqëruar me shumë sukses dhe çmime. E kush nuk i ka kënduar e nuk i mban mend tekstet e “Playback”, “Baby”, “I ngjan asaj”, “Me zemër”, “Pa jetë”, “Ku ishe ti”, “Nallane” e së fundmi edhe “Karma”. Artisti i cili ka një karierrë e krijimtari të pasur muzikore, ka realizuar edhe disa bashkëpunime të suksesshme me Argjentina Ramosajn, Elvana Gjatën, Getoar Selimin, Mihallaq Andrean. Jo vetëm këngët e tij shndërrohen menjëherë në hite, por edhe shumë këngë të miqve të tjerë artistë të cilat janë kompozuar prej tij!

Kjo ditëlindje e gjen kompozitorin në një turne muzikor, së bashku me pjesëtarët e tjerë të labelit të tij Threedots nëpër Shqipëri dhe Kosovë, vendi ku Flori jeton dhe punon prej disa kohësh. Gëzuar ditëlindjen Flori!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF