KreuFashion

Ngjyra e re e flokëve të Elle Fanning është trendi i vjeshtës 2017!

As nuk duam ta mendojmë sa po na urreni që po e përmendim vjeshtën kaq shpesh. Edhe pse, jo për fajin tonë, me ikjen e gushtit i japim lamtumirën edhe ditëve të nxehta, deri në vitin vijues. Jemi të sigurt që keni marrë maksimumin nga rrezet e diellit, ngjyra e bronxtë e lëkurës sa vjen e përmirësohet (për aq kohë sa është ende moti i mirë), e nuanca e çelur e flokëve përshtatet më së miri me trupin prej çokollate. Por, siç mund ta dini më së miri, ka ardhur koha t’i jepni fund kolorit të hapur që keni përdorur për flokët…

Po afron koha e lagësht, e dalëngadalë me të po ndjejmë që tani atmosferën e të ftohtit. Kështu, rrezet e diellit sa vijnë e zbehen, ndërsa gjithçka përreth transformohet pa kuptuar nga e verdha e vjeshtës, në grinë e dimrit. Këtë vit, tendenca më e shpeshtë për muajt në vijim do të jetë pikërisht ndryshimi që Elle Fanning iu bëri së fundmi flokëve. Aktorja njihet ndryshe si bjondia e ëmbël, por tashmë ndërroi mendje e kaloi në ekstremin e të errtës, duke përzgjedhur nuancën e gështenjës. Me pak fjalë, nëse kjo është ngjyra origjinale e flokut tuaj, atëherë jeni vërtetë me fat, pasi nuk do iu duhet të harxhoni as kohë, as para tek estetistja. As pranë të çelurës, as plotësisht e mbyllur, gështenja është idealja për këtë prag sezoni…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF