Dua Lipa, stil si në vitet ’90-të! 0 147

Sapo mbushi 22 vjeç, një album muzikor i sapo dalë në treg dhe “New Rules” që po çmend  radiot, Dua Lipa është një artiste e vendosur dhe plot aktivitete të suksesshme!

Brunia me origjinë kosovare e rritur duke dëgjuar Radiohead, Sting, David Bowie dhe Pink i ka idetë mjaft të qarta në kokë për sa i përket stilit të saj, është një miks mes veshjeve bashkëkohore me stilin hip-hop e dance. Vitet ’90-të, siç e ka shprehur edhe më parë këngëtarja, janë pika e saj e referimit mbi stilin e të veshurit. Përmendim tutat me reçipeta, veshjet sportive të kombinuara me elementin  e rrjetës, veshje komplet kadife me shkëlqim, crop top që zbulojnë kërthizën dhe xhaketa me push si Emma Bunton.

Aksesori i preferuar? Choker-i sigurisht! I detyrueshëm për vitet të cilave Dua u referohet! Ajo është zgjedhur edhe imazhi i linjës së Patrizia Pepe për sezonin e ardhshëm vjeshtë-dimër. Shfletoni galerinë për të parë stilin  e këngëtares me karakteristikat që përmëndem më lart, si edhe look-un më tërheqës të saj në tapetin e kuq!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *