KreuCelebrity

Kush tha që vera ka mbaruar? Argjentina provon krejt të kundërtën!

Oh, sa po na lodh ideja e ardhjes së shtatorit! Do të dëshironim shumë të ishim natyrë pak më gotike, për të shijuar sa duhet kohën e vrenjtur e të fresët, shiun e lagështirën…por, ja që ndodh krejt e kundërta: duam detin, rërën, diellin e motin e kthjellët plot dritë e harmoni. Për shumicën, muaji vijues do të thotë ose rikthim në shkollë, ose rikthim në punë. Mjafton kaq për të prishur humorin, e për t’i dhënë lamtumirën verës. Por, jo çdokush është kaq pesimist. Ka dhe nga ata, të cilët po shijojnë çdo ditë sikur të ishte e para, e nëse nuk na besoni, mjafton të shikoni…Argjentina Ramosaj!

Nuk është se Argjentina mbeti pa pushime, e po shfrytëzon fundin e gushtit për të shijuar sadopak verën, jo! Këngëtarja na dhuroi plot imazhe nga bregdeti këtë sezon, ndërsa udhëtimet sa në një vend, në tjetrin nuk kanë qenë të pakta. Këto dy ditët e fundit, Ramosaj ka postuar disa foto nga Dhërmiu, si gjithmonë sëbashku me familjen. Bashkë me dy djemtë e saj të zemrës, Argjentina duket se nuk shqetësohet tepër për ardhjen e shtatorit. Veshur me bikini të zeza, këngëtarja na dëshmoi dhe një herë se fiziku nuk i ka ndeyshuar aspak që pas lindjes së vogëlushit. Si gjithmonë në top-formë, duket se Ramosaj riktheu “të nxehtin afrikan”, sidomis në jug të Shqipërisë… Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF