KreuCelebrity

Olta ngatërron datën e lindjes së aktorit…?!

Ajo është një ndër vajzat më ekspresive të ekranit shqiptar. Më shumë aktive në teatër, por edhe në kinema e botën e spektaklit, Olta Gixhari është një nga emrat më në zë mes aktoreve vendase. Gjithmonë në përpjekje për të tërhequr vëmendjen, Olta ka kaluar një sezon të qetë veror, pothuajse larg çdo ektravagance të mundshme që jemi mësuar ta shohim shpesh.

Së fundmi, në My Story-n e artistes, kemi parë një foto ndryshe. Shkëputur nga filmi “Leon, profesionisti”, në imazhin e publikuar duket Matilda, vajza protagoniste e filmit dhe në sfond Leoni, protagonisti i dytë i këtij realizimi. Mesa duket, ky është një ndër prodhimet kinematografike të preferuara të Oltës, por kjo nuk është e gjitha. Në foton e postuar Gixhari shkruan: “Ai ka lindur sot”, e të gjithë mendojmë se artistja po flet për aktorin Jean Reno. Nga ana tjetër, ky i fundit e ka ditëlindjen më 30 korrik, e nëse imagjinata na shkon më larg se kaq për të menduar se Olta po flet për regjisorin Luc Besson, prapë ky del një konkluzion i gabuar pasi data përsëri nuk korespondon. Për se ta ketë patur Gixhari vallë? Mos ndoshta bëhet fjalë për datëlindjen e personazhit të Leon, e ne nuk e mbajmë mend këtë detaj? Apo ka ndodhur një ngatërresë e vogël në mendjen e Oltës? … Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF