KreuFashion

Aksesori i fundit veror: vathë ari plot fruta!

Bizhuteritë nuk kanë qenë gjithmonë të preferuara për ekspozimin buzë detit, por duke qenë se e kemi thënë shumë herë që moda ndryshon edhe krejt papritur, tendenca e aksesorëve kombinuar me bikinit po shndërrohet çdo vit e më shumë në një tendencë të pashmangshme. Më të preferuarat për këtë sezon kanë qenë varëset që përshkonin trupin, ndërsa blogerja Laura Fantacci ka sjellë në qendër të vëmendjes vathët, e këtu nuk po flasim për modelet e zakonshme.

Një krijim i J. Crew vjen si tendenca e fundit e kësaj vere, e jo më kot. Një rrath apo rrip i hollë ngjyrë ari, zbukuruar me detaje shumëngjyrëshe në formën e frutave, është gjithçka iu duhet për paraqitjen buzë pishinës apo bregdetit. Nëse keni hequr dorë tashmë nga bikinit, një model i tillë do të ishte i përshtatshëm për një fustan krejtësisht të bardhë, ashtu siç mund të jenë tejet të kombinueshme me materialet e mëndafsha, si kimonot apo stilet me dizenj minimaliste. Larmishmëria e ngjyrave që ofrojnë, por edhe frutat si detaj do t’ju japin një prekje të kulturês pop, të cilën mund ta shfrytzoni fare mirë gjatë fundjavës. Në galeri do të gjeni imazhet e plota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF