KreuCelebrity

Chris Pratt dhe Anna Faris mund të rikthehen përsëri bashkë!

Ata ishin një ndër çiftet më të dashura në Hollywood, deri sa filloi të qarkullonte lajmi mbi ndarjen e tyre. Që nga ajo kohë, kemi parë vetëm Chris Pratt të flasë në Teen Choice awards, ashtu sikurse Anna Faris falenderoi fansat për suportin e dhënë gjatë kohëve të vështira. Dihet zyrtarisht se të dy jetojnë nën një strehë, e kjo ka bërë publikun të shpresojë për një rikthim.

Burime pranë çiftit kanë zbuluar se Peatt dhe Faris po ndërmarrin disa seanca terapeutike për shpëtimin e martesës. “Janë shumë të përkushtuar ndaj kësaj iniciative. Po përpiqen të reduktojnë presionin duke qendruar larg vëmendjes së publikut”, ka thënë një nga burimet. Ndërsa, kolegia e Anna Faris, Allison Janney rrëfeu për E!, që aktorja nuk e shpreh aspak mërzitjen: “Vjen me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Është shumë profesioniste. Jetën private e mban larg punës dhe mbaron atë çka është për të përfunduar…E dua shumë!” Me pak fjalë, ka ende shpresë për çiftin hollivudian…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF