KreuCelebrity

Kate Winslet zbulon raportin: ajo, Leo dhe “Titaniku”!

Filmi ikonik i James Cameron ishte ai që bëri dhe vazhdon të bëjë shumë romantikë të qajnë me dënesë. Nën interpretimin e shkëlqyer të Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, këta dy të fundit nisën një miqësi të fortë në sheshin e xhirimit, që vijon edhe sot e kësaj dite. Winslet është shprehur edhe më shumë mbi raportin mes dy yjeve, duke zbuluar një fakt shumë interesant.

Kate ka bërë të ditur se gjatë bisedave me Leon, citojnë shpesh fraza nga “Titaniku”! “As nuk do të donit ta dinit bisedën e fundit mes nesh, pasi kemi qeshur vërtetë shumë. Aq shumë, saqë përfunduam duke i thënë njëri-tjetrit: ‘Imagjinoje po ta dijë bota se ç’flasim bashkë'”, ka deklaruar Winslet. Aktorja angleze rrëfeu gjithashtu se i është dashur të ketë një plan B lidhur me karrierën. “Natyrisht që do ta kisha, mund të mos më shkonte aspak mirë me aktrimin”, ka thënë Kate, për të vijuar, “Planifikova t’u bëja parukiere dhe tentova t’i prisja flokët një shoku. Në fakt, në vend të flokëve i preva pak veshin….tani kur e takoj, më thotë “Shenja ka mbetur, por ndjehem shumë krenar që e ke bërë ti””. Epo, si gjithmonë e veçantë, Winslet!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF