KreuCelebrity

Miranda Kerr zbulon dietën e saj ushqimore!

Supermodelja Miranda Kerr shkëlqen si në rastet kur sfilon nëpër pasarela, por edhe në kuzhinë! Ju zbulojmë se çfarë gatuan “nusja e re” në mëngjes, drekë dhe darkë.

Miranda e nis ditën me limona të freskët të shtrydhur në ujë të ngrohtë, një smoothie për shkëlqimin e lëkurës nga linja e saj Kora Organics, si dhe përgatit petulla për djalin e saj Flynn. Pasi bën seancën e saj të yoga-s, Kerr përgatit një sallatë shumëngjyrëshe me salmon. Për vaktin e darkës, ajo lë në zjarr të ngadaltë mish pule të ngrirë për orë të tëra, kështu ndodh kur duhet të drejtosh një biznes, të jesh nënë dhe një modele e famshme në  botë! Si thoni, do ta provoni?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF