KreuKuzhine

Pjata e kësaj mbrëmje: salmon me domate e borzilok!

Darka është vakti më i vështirë i ditës, për aq kohë sa shumica preferojnë të mos shkojnë në shtrat me stomakun e rënduar. Nga ana tjetër, dietologët shprehin domosdoshmërinë e konsumit të ushqimit në orët e fundit të ditës. Ashtu sikurse rekomandohet për ruajtjen e peshës trupore, salmoni cilësohet si produkti mrekulli-bërës, e kjo jo më kot. E mbani mend që Victoria Beckham rrëfeu se prapa lëkurës së saj perfekte qendronte pikërisht salmoni? Ne sot ju prezantojmë recetën e kësaj mbrëmje, që do t’ju bëjë ta gatuani më shumë se dy herë në javë!

Përbërësit

2 fileto të pastra salmoni
1 lugë gjelle borzilok i tharë
1 domate e prerë hollë
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle djath parmisan i grirë

Përgatitja

Gradoni furrën në temperaturën 190°. Shtroni një letër gatimi dhe një letër alumini, e spërkateni me locion kundër ngjitjes. Vendosni filetot e salmonit tek letra e aluminit, dhe shtoni me rradhë borzilokun, fetat e domates, vajin e ullirit dhe djathin e grirë. Kujdes: mos u fokusoni në të njejtin vend, por shpërndajini përbërësit në të gjithë racionin. Vendoseni në furrë dhe lëreni për rreth 20 minuta, deri sa salmoni të piqet mirë në qendër dhe djathi të shkrihet plotësisht. Ju bëftë mirë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF