KreuCelebrity

Trump godet sërish, poston një shaka për veten!

Nuk është hera e parë që Trump tërheq vëmendjen për veprimet e tij të pazakonta e krejt qesharake. U fotografua duke parë eklipsin pa syzet speciale, e tani kishte ardhur momenti që të shikonim diçka tjetër nga Presidenti i SHBA-ve. Ishte pikërisht një shaka e amerikanëve lidhur me këtë fenomen natyror, që paraqiste zëvendësimin e Trump me fytyrën e Obamas.

Epo, ja që Trump mendon krejt të kundërtën. Ditën e sotme, Presidenti amerikan ka postuar në llogarinë e tij në Twitter versionin e kundërt të kësaj meme. Me pak fjalë, gjithçka shihet është imazhi i Trump duke zëvendësuar atë të Obamas, me komentin përsipër: “Eklipsi më i mirë i të gjitha kohërave”. I gjithë ky aktivitet i Presidentit në rrjetet sociale, ka ngritur një pyetje të përgjithshme: “Pse Trump nuk i futet karrierës së memeve?”. Postimi ka përsipër të shënuar orën 08.33 të mëngjesit, çka ka shtyrë amerikanët të hedhin batuta të tipit: “Ja çfarë bën republikani sapo hap sytë”. Kujtojmë që Trump ka publikuar edhe një video të modifikuar, ku shihet në një ndeshje wrestling. Epo, mesa duket nuk ka punë më të mirë për të bërë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF