KreuCelebrity

30-vjetori i lumtur i Blake Lively!

30-vjetori i lindjes e gjen aktoren Blake Lively në një formë të shkëlqyer. Biondja simpatike e solare ka fikur qirinjtë në 25 gusht. Karriera e saj vijon që prej vitit 2007 në rolin e  famshëm të Serena Van Der Woodsen në serialin e njohur “Gossip girl”, ka për  bashkëshort aktorin Ryan Reinolds mjaft të përkushtuar ndaj familjes dhe dy vajza që duken sikur kanë dalë nga katalogu James dhe Ines, si edhe një pasion të madh për modën.

Elementi që regjisorët dalluan dhe adhuruan tek ajo ishte buzëqeshja, e si të mos e duash aktoren më këtë buzeshje karakteristike? Shfletoni galerinë për të parë disa momente nga fillimet e karrierës së saj, si edhe paraqitjet në tapetin e kuq me bashkëshortin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF