KreuFashion

Cili është personazhi që ndjek çdo tendencë mode të verës?

Si çdo sezon veror, edhe vera e këtij viti kishte tendenca të larmishme në modë. Veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm, sidomos aksesorët e plazhit ishin të mrekullueshëm! Edhe personazhet e famshëm shqiptarë i ndjekin me përpikmëri tendencat, por një prej tyre spikat duke qenë gjithmonë In! Keni ndonjë ide kush mund të jetë?

E kemi fjalën për këngëtaren nga Struga Venera Lumani! Ajo shfaqet kurdoherë e veshur shumë bukur e me stil, e duke ndjekur çdo trend të fundit të fundit të modës! Mjafton të shihni postimin e saj të fundit dhe do të bindeni plotësisht!

Venera ka pozuar duke marrë rreze e veshur me bikini vintage, pantallona të shkurta me bel të lartë, vathët aq të preferuar të verës me thekë, çantën e kashtës të zbukuruar me detaje thekësh shumëngjyrësh, syzet e diellit cat-eye dhe buzëkuqin me nuancën ngjyrë e purpurt e ndezur!

A jeni dakord se është personazhi që ndjek çdo tendencë e duket gjithmonë bukur?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF