KreuBordo Men

Cristiano Ronaldo rrëmben trofeun lojtari i vitit për herë të tretë!

Ylli i ekipit Real Madrid ka fituar sërish çmimin lojtari më i mirë i vitit nga UEFA. 32-vjeçari portugez ka dhënë ndihmën e tij të çmuar ndaj sukseseve të ekipit spanjoll dhe është nderuar me këtë çmim në Monaco.

Ai ka lënë pas në listë emra të njohur të futbollit si Lionel Messi dhe Gianluigi Buffon. Ronaldo është futbollisti i cili ka shënuar më shumë gola në këtë sezon të Champions League, përkatësisht dymbëdhjetë gola. Futbollisti ka shprehur falenderimet në Instagram: “Falenderoj shokët e skuadrës, trajnerët dhe stafin që më kanë ndihmuar të fitoj këtë trofe sërish. Ja dedikoj familjes sime, miqve dhe fansave. Ky trofe është gjithashtu i juaji!”

Sukseset e tij nuk kanë të ndalur! Ndërsa për femra, lojtarja më e mirë u shpall Lieke Martens, e ekipit të  Barcelonës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF