Dua Lipa, momente romantike në Capri! 0 269

Pas sukseseve të kësaj vere dhe kopertinës në Grazia Italia, ylli i momentit Dua Lipa ka zgjedhur pikërisht këtë shtet për të shijuar pushimet pas gjithë këtyre arritjeve. Ajo na ka treguar se ndodhet në ishullin e mrekullueshëm të Capri-t.

Në këtë udhëtim relaksi nuk mund të mos mungonte edhe Paul Klein, i dashuri i ri i këngëtares, të cilin nuk e fsheh më. Klein është gjithashtu një këngëtar i njohur i rrymës Pop dhe duket se që të dy, përveç ngjashmërisë së madhe në stil shkojnë shumë me njëri-tjetrin! Ata kanë pozuar pranë njëri tjetrit mbi një varkë duke shëtitur në ujërat e Caprit. Pushime të mbara Dua!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *