KreuCelebrity

Transformohet Kim Kardashian!

Në familjen Kardashian-Jenner kemi parë ndryshime, transformime, zhveshje dhe tendenca fashion nga më të çmendurat. Tani është radha e Kim-it të na surprizojë me një look të ri!

Mbretëresha e konturimit na ka treguar përmes fotove të fundit se nuk është më brune! Flokët e saj tani kanë ngjyrën millennial pink, që çmendi vip-at gjatë gjithë verës! Kim na ka zbuluar se ky transformim drastik në look është pjesë e një seti fotografik për muajin shtator, i cili ka si subjekt një histori në vitet ’90-të, periudhë kohore e cila po preferohet shumë së fundmi për stilin dhe  modën. Shfletoni galerinë tonë për fotot e Kim-it me look-un e ri!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF