KreuArt

5 këshilla për artistët, nga i jashtëzakonshmi Kandinsky

Artisti rus, Wassily Kandinsky është konsideruar si një nga preptentët e parë perëndimor të pikturës abstrakte, i njohur për fushat shumëngjyrëshe të linjave e formave të ndërthurura. Fillimisht, shumë nga teoritë e tik që pak nga pak u vunë në praktikë, Kandinsky i paraqiti në tekstin “Të trazosh shpirtëroren në art” (1911), ku shpalosi këndvështrimin e tij mbi krijimin artistik si një akt spiritual.

Më vonë, pas 11 vitesh mësim në Bauhaus, ai i  përshtjelloi edhe më tej idetë e tij në “Pika dhe vija në plan” (1926). Megjithatë, Kandinsky nuk preferoi kurrë që këto ide të ishin përshkruese. Ai këmbëngulte me çdo kusht, që të krijuarit art ka lidhje me lirinë. Nga ana tjetër, artisti dha disa nga këshillat më të vlefshme, për aspirantët e kësaj fushe, pesë prej të cilave do të keni mundësinë t’i njihni më poshtë:

1. Shprehni botën tuaj, jo tendencat më të fundit artistike.
2. Mos pikturoni atë që shihni. Krijoni në mënyrë abstrakte.
3. Vlerësojeni ngjyrën si një dritare në shpirtin e njeriut.
4. Injektoni ritmin në pikturën tuaj, njësoj sikur të jeni duke krijuar muzikë.
5. Nëse krijoni një vepër origjinale, do të çoni edhe më tej kauzën e njerëzimit.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF