KreuFashion

Adresat ‘online’ të veshjeve, për të cilat keni dëgjuar rrallë

Blerjet e veshjeve janë ato që çmendin më së shumti vajzat, ndërsa varësia ndaj tyre po bëhet disi më e zakontë këto kohët e fundit. Të shkosh nëpër qendrat tregtare është një sfidë më vete, ndërsa në dyqanet e qytetit nuk gjejmë gjithmonë atë që kërkojmë. Ndodh edhe që artikuj të ndryshëm të kushtojnë më shtrenjtë në zonën ku jetojmë, e është kjo arsyeja pse shpesh i drejtohemi edhe blerjeve në internet.

Kemi folur para pak kohësh për adresat te cilave nuk duhet t’i besoni kurrë, ndërsa sot do të prezantojmë krejt të kundërtën. Me siguri shumica prej jush kanë një listë të shitjeve ‘online’, në të cilat drejtohen blerjet më të shumta. Ne do t’ju paraqesim disa faqe të tjera të padëgjuara më parë ose për të cilat keni shumë pak informacion, që përveç tendencave më të fundit të çdo sezoni ofrojnë edhe çmime të arsyeshme. Kështu, përngjasimet në model apo në ngjyra me markat më të shtrenjta të momentit janë ato që do të hasni në të tilla faqe, por, nuk është kurrë vonë për të pasuruar garderobën, apo jo? Mjafton t’ju hidhni një sy emrave të mëposhtëm:

genuine-people.com
stylemafia.us
thedemode.com
pixiemarket.com
storets.com
thefrontrowshop.com
us.riverisland.com
moderncitizen.com
dayabyzendaya.com

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF