KreuBusull

Fitorja 400 milion dollarëshe e Mayweather ndaj McGregor!

E mbrëmshmja është përshkruar si ankth e tension për botën e boksit, pasi ndeshja historike mes McGregor dhe Mayweather solli emocione të papërshkrueshme për ndjekësit e këtij sporti. Mayweather tregoi dhe njëherë se është i vetmi kampion në ring, edhe pse debutimi i McGregor u vlerësua maksimalisht, si nga publiku, ashtu dhe nga rivali i tij.

Irlandezi u justifikua nga komentuesit në lidhje me humbjen, pasi sipas tyre ‘ringu nuk është ambjenti i tij’. Megjithatë, guximi për të sfiduar të pamposhturin Mayweather bëri që emri i Conor të bënte histori, që nga nata e mbrëmshme e në vijim. Pas 10 raundesh, Floyd nuk gëzoi vetëm fitoren, por edhe plot 400 milion dollarë nga ndeshja, ndërsa McGregor grumbulloi 150 milion të po kësaj monedhe. Fitimet këtë herë thyen çdo rekord, duke bërë kështu që kjo të cilësohej si ‘ndeshja e parave’. Mayweather, 50 herë kampion i boksit, ka bërë të ditur se kjo ishge ndeshja e fundit para tërheqjes përfundimtare të tij nga ky sport.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF