KreuFashion

Moda: gjithçka do të shohim në 6 muajt e ardhshëm!

Kënaqësia më e madhe e ndërrimit të sezoneve, është padyshim edhe ndryshimi i garderobës. Kemi mundësinë të shkëlqejmë, si në përditshmëri, ashtu dhe në evente, e kjo vetëm falë tendencave të reja të sezonit përkatës. Vjeshta po afron, e kjo domosdoshmërisht çon edhe në stinën më të ftohtë të vitit, periudhë kur veshja më shumë se modë, kthehet dhe në domosdoshmëri.

Gjashtë muajt në vijim na presin me jo pak novacion, e ndoshta nuk ju kujtohet gjithçka nga pasarelat e muajve mars apo prill. Ky vit nuk vjen aspak i zymtë, e ngjyra si e kuqja apo dizenjot me lule nuk do të mungojnë domosdoshmërisht në garderobën tuaj. Më poshtë, ne ju paraqesim atë çka do të shohim më shpesh sezonin në vijim, e jemi të sigurt që do të filloni që tani të piketoni të preferuarat tuaja!

Ngjyrat

E kuqja do të dominojë pa frikë këtë sezon të ardhshëm, e mos u habisni aspak nëse dimri këtë vit do të duket më i ndezur se zakonisht!
Materiali

Mëndafshi e najloni do të jenë dominuese sidomos për vjeshtën, suke ardhur në formën e fustaneve e pardesyve. Ndërsa pellushi mbetet klasiku për ditët e acarta.
Stilet

Duket se shigjetat këtë vit anojnë më shumë nga dy të kundërtat: ose stil viktorian, ose stil shumë sportiv. Zgjedhje e vështirë kjo, apo jo?…
Modelet

Gjatësia treçerekshe – po, kaq stil do të dukemi gjashtë muajt në vijim!
Dizenjot

Dizenjot me lule dhe ato me kuadrata, edhe pse duken si dy të kundërta, në fakt ky vit i sjell si dy favorite për ditët e ftohta…
Aksesorët


Përveç kapeleve prej pellushi që do t’i japin një tjetër kuptim paraqitjes, çka do të na falë stil dhe elegancë është tendenca e rripave të gjerë për fundet apo fustanet. Dy aksesorë këto, shumë të rëndësishëm për muajt në vijim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF