KreuFashion

Modelet e flokëve që nuk dalin kurrë nga moda!

Kemi folur shumë herë për tendencat e flokëve, e do vazhdojmë të flasim sa herë të ndërrohen sezonet. E kemi thënë tashmë që moda sjell gjithmonë vetëm novacione, e pamja e jashtme preket domosdoshmërisht nga të tilla ndryshime. Vera erdhi plot ngjyra, me nuanca bjonde e larmishmëri koloresh të ҫelura. Vjeshta po favorizon gjithnjë e më shumë ngjyrën e gështenjës, edhe pse me siguri një tjetër tendencë do të kryesojë më tepër këtë sezon të ardhshëm.

Mes gjithë trendeve pas të cilave ҫmendet shumica, apo artikujve se cila prerje do të ishte idealja për një vit apo tjetrin, ka ende disa modele të cilat i rezistojnë plotësisht kohës. Jo ҫdokush ndjek modën me përpikmëri, sepse e kemi theksuar se ndonjëherë, të jesh vetvetja është ajo ҫka do të bëjë të shkëlqeni kurdoherë. Nëse jeni fanse e stileve klasike, si: kaҫurrela të stiluara bukur, onde të mëdha në fund apo thjesht e adhuroni krehjen drejt të flokëve të gjatë, atëherë kemi lajme të mira për ju, pasi të gjitha këto gjenden në listën e modeleve që nuk mund t’i mposhtë asnjë tendencë e mundshme. Në galeri do të gjeni plot 10 stilime të tilla, e jemi të sigurt që shumica do ta gjejë sadopak veten në njërin prej imazheve…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF