KreuKuzhine

Rrush, lime dhe shalqi për një smoothie energjik kundër plakjes!

Një pije e ëmbël dhe e mrekullueshme e cila shërben si një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, potasi dhe vitaminës C. Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, elementët ushqyes përbërës të këtij smoothie do të ndikojnë pozitivisht në qartësinë e shikimit tuaj, ndaj simptomave të dhimbjes së kockave apo artritit dhe shenjave të dukshme ta plakjes. Kontribuon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Përgatitja: Vendosni në blender për 30 sekonda 2 lugë lëng limoni të freskët lime, 2 filxhanë me shalqi të ftohtë të prerë në copa dhe të pastruar nga farat(nëse doni një efekt më të madh mund t’i lini edhe farat), 2 filxhanë me rrush të zi të ftohtë, për farat veproni sipas dëshirës. Shtoni një majë luge kripë dhe smoothie është gati. Ju bëftë mirë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF