KreuCelebrity

Yjet më të zhveshura në eventin e VMA 2017…

Folëm gjtë për këtë event, për aq kohë sa është i rëndësishëm ndër ҫmimet muzikore të vitit. Si ҫdo organizim tjetër, nuk kishte si VMA të mos e fokusonte vëmendjen më së shumti tek veshja e yjeve, që si gjithmonë krijuan disa kategori: të veshurit më mirë, të veshurit më keq, të veshurit më…zhveshur!

Edhe pse para pak ditësh listuam ata të paraqiturit më pa sens në tapetin e kuq të VMA ndër vite, sot kishte ardhur rradha për rishikimin e organizimit të këtij viti. Dhe ҫ’është e vërteta, edhe pse yjet e veshur më mirë ishin të shumtë, ajo ҫka ra tjetër në sy ishte tendenca për t’u paraqitur sa më transparente. Bella Hadid kishte zgjedhur një bust tyli, pres së cilave dalloheshin fare qartë thithkat. Nicki Minaj e kishte ekspozuar njërin prej gjinjve totalisht jashtë, duke mbuluar kështu vetëm një pjesë fare të vogël të tij. Hailey Baldëin u shfaq me një veshje pothuajse krejtësisht të tejdukshme, jo më larg se mbrëmjen e djeshme, e këto nuk janë të vetmet të famshme që bënë një zgjedhje të tillë. Në galeri do të gjeni disa nga emrat më të njohur, të cilat ekspozuan gati gjithҫka në VMA-të e 2017!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF