KreuFashion

Syzet më ‘in’ të verës, që nuk i pamë (pothuajse fare) tek të famshmet shqiptare!

Kemi folur jo pak për tendencat e syzeve për sezonin veror, ashtu sikurse për shumë aksesorë të tjerë dominues përgjatë sezonit që po lëmë pas. Modeli që spikati më së shumti nga syzet, ishte ai i Niki Takesh, 25-vjeçarja që dizenjoi një stil unik të një aksesori të tillë.

Përngjasuese më së shumti me modelin ‘Lolita’, forma e zemrës së këtyre syzeve nuk është ajo e zakonshmja që jemi mësuar të shohim gjithmonë. Ideuar më pranë stilit ‘cat eyeëear’, ky model unik sundoi Instagramin përgjatë ditëve të nxehta të këtij viti. “Kam patur gjithnjë një lidhje të veçantë me syzet, për këtë arsye kërkoja diçka të pa parë ndonjëherë dhe jo-ekzistente në treg”, është shprehur Takesh, e cila nuk nguroi t’i dhuronte një palë nga krijimi i saj, mikeve të ngushta (dhe të njohura), si: Paloma Elsesser, Ruby Aldridge etj. Në kërkim të novacionit e të veçantës, dizanjerja shprehet se ndihet me fat që pati guximin për të pritur mjaftueshëm, për krijimin e një biznesi krejt të vetin, duke shmangur këshu vartësinë nga çdo lloj investitori gjigant. Trendi i syzeve të këtij lloji u bë i famshëm fillimisht në rrjetet sociale, sidomos në Instagram. Duke shpërfaqur një stil të veçantë tek vajzat që kanë bërë të tillë përzgjedhje, Niki shprehet se “syzet duhen parë më tepër si vepër arti, ose diçka e përngjashme”.

Me gjithë këtë influencë jo të pakët në fushën e aksesorëve, një model i tillë na mungoi ndër rradhët e të famshmeve shqiptare. Nëse eksplorojmë në profilet e disa prej vajzave më me stil në Shqipëri, nuk arrijmë të gjejmë ndonjë gjurmë të këtij lloji. Ndoshta, (edhe pse me shumë mundësi jo), mund të na ketë shpëtuar ndonjë foto e rrallë nëpër mijëra të postuarave në Instagram, megjithatë aq nuk do të ishte e mjaftueshme për ta justifikuar qendrimin larg ndaj këtij krijimi unik. T’ju ketë shpëtuar ky detaj personazheve shqiptare, apo thjesht janë sjellë indiferente ndaj këtij stili unik? Në galeri do të gjeni imazhet e modeleve të krijimit origjinal të Niki Takesh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF