Claudia Schiffer sjell koleksionin e saj të parë të make up 0 182

Modelja Claudia Schiffer vjen me një projekt të ri në muajin shtator. Ajo do të ketë për herë të parë një linjë make up-i me emrin e saj, në bashkëpunim më kompaninë kozmetike ArtDeco. Ylli i pasarelave ka njoftuar për këtë projekt në Instagram, e emocionuar për të ndarë lajmin mbi këtë koleksion, po kështu edhe make up artistja Lisa Eldridge ka ndarë disa nga produktet që mbajnë markën Schiffer, në të cilat dallojmë paketimin me ngjyrat rozë dhe gold.

Koleksioni do të përmbajë tone sysh me katër nuanca, buzëkuqë, lapsa buzësh, manikyrë, rouge. Kjo është hera e dytë, pas koleksionit të veshjeve me materialin kashmir që modelen Claudia Schiffer e shohim në rolin e sipërmarrëses.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *