KreuCelebrity

Will përvesh mëngët, shndërrohet në një punëtor mbretëror me kohë të plotë

William dhe Kate janë kthyer përsëri në Pallatin Kensington në Londër, në rezidencën e tyre zyrtare mbretërore,  pasi princi e la punën e tij me kohë të pjesshme si pilot i helikopterëve ambulancë në Norfolk.  Dje pallati Kensington konfirmoi se ata do të rrisnin në mënyrë të vazhdueshme numrin e detyrave që ndërmarrin në emër të Mbretëreshës.

I njejti burim njoftoi një varg angazhimesh për të nisur rolet e tyre të reja, si pasojë e tërheqjes së Princit Philip 96-vjeçar. Duka dhe dukesha janë akuzuar se kanë dështuar të shfaqin peshën e tyre, duke ndërmarrë më pak se dyqind angazhime në vit secili, ndërkohë që vetëm Mbretëresha 91-vjeçare vitin e kaluar u angazhua në 385 të tilla. Takimet e tyre të ardhshme përshijnë një vizitë në një qendër fëmijësh për Kate, ndërsa William do të flasë në konferencën kombëtare rreth shëndetit mendor dhe do të presë një ekip futbolli anglez me futbollistë nën 20 vjeç. Mund të thuhet me siguri se Elisabeta e ‘ka shtrënguar rripin’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF