I dëgjuat të rejat e fundit nga Era?

Bashkëpunimi me French Montana-n u përfol kaq gjatë, saqë të gjithë po prisnin mesin e gushtit me padurim, për të parë një tjetër projekt nga Era. Por, vetë këngëtarja bëri të ditur se datat e publikimit të këngës dhe videos së re ishin shtyrë, për arsye që nuk dihen. Pasi shumica e harroi totalisht këtë angazhim të Strefit, kjo e fundit mesa duket do të na dhurojë jo pak në ditët në vijim.

Si gjithmonë, nëpërmjet postimeve të fundit në Instagram, kemi mësuar se Era aktualisht ndodhet në xhirimet e klipit të ri. Video më e fundit në My Story mban përsipër edhe shkrimin: “Sot po xhirojmë videoklipin”. Në pak sekonda, mund të shihet fare qartë garderoba, si dhe dy tavolina të mbushura me syze dielli e bizhuteri nga më të ndryshmet. Nuk dihet ende ndonjë detaj i mëtejshëm nga artistja, por diçka është e sigurt: këtë projekt do ta shohim pas javës së parë të shtatorit. A do të ketë Strefie po kaq sukses sa me dy hitet e fundit, edhe këtë herë? Gjithçka mbetet për t’u parë, ndërkohë ne ju ftojmë të kikoni në galeri për t’u njnohur me postimin e plotë të këngëtares.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *