KreuBordo Men

“Fucking Fabolous”, aroma e re e Tom Ford është vërtetë kaq pikante!

Tom Ford vazhdon të na surprizojë me zgjedhjet e tij mbi produktet e bukurisë. Frangranca e tij e fundit është quajtur “Fucking Fabolous”. Po, pikërisht kështu!

Kjo aromë e limituar parfumi është pjesë e koleksionit Ford pranverë-verë 2018 dhe do të lançohet në Nju Jork në datën 6 shtator. Elementët përbërës të kësaj arome për femra dhe meshkuj janë vaji i hidhur i bajames, kashmiri e lëkura, e meriton emrin që ka, apo jo? Ky parfum tingëllon si diçka mjaft seksi dhe e guximshme, Ford mbahet si mjeshtër për këto gjëra!

Kjo fragrancë vjen në çmimin 310$ për 50ml dhe 495$ për spërkatësin aromatizues të trupit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF