KreuCelebrity

George dhe Amal Clooney në një shëtitje mbretërore me varkë në Venecia

George dhe Amal duke shëtitur me një varkë në Venecia mbrëmjen e 31 gushtit, vetëm tre muaj pas lindjes së binjakëve. Yjet gati po fluturonin me varkë gjatë shëtitjes së tyre në Itali.

Prindërit e rinj, çanin furishëm ujin me barkën e tyre të shpejtë, ndërsa kundronin yjet e shndritshëm lart në qiell. George dukej i ëmbël dhe i sofistikuar me kostumin që i rrinte perfekt, ndërsa Amal u shafq me formën e saj trupore të mrekullueshme të pas lindjes me një fustan shik bardhë e zi. Të dy u panë gjithashtu duke e lënë hotelin e tyre së bashku, të kapur për duarsh dhe buzagaz..

Ky udhëtim ka vlerë edhe më simbolike për dyshen dinamike, pasi kanë kaluar vetëm tri vite që kur ata lidhë kurorë në hotelin Aman Canal Grande. George-n e pret një fundjavë e madhe përpara, pasi filmi “Suburbicon” ku ai është drejtues, do të ketë premierën në Festivalin e Filmit të Venecias më 2 shtator.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF