KreuCelebrity

Gigi Hadid refuzohet në Kinë?!

S’kaloi shumë kohë kur dolën fjalë për pjesëmarrjen e Gigi Hadid në shoë-n e Victoria Secret që zhvillohet në Kinë, dhe fansat kinez vërshuan në intëernet duke kundërshtuar pjesëmarrjen e saj në të,  pasi sipas tyre ajo kishte kryer verpime fyese ndaj tyre në një video kundërthëënëse që qarkullonte në interet! Ja dhe pëërgjigjja e saj!

Fansat u ekzaltuan kur morën vesh lajmin se Gigi Hadid, do të ftonte të motrën Bella Hadid, të merrte pjesë show- e Victoria Secret në Shangai të Kinës më 28 nëntor. Megjithatë, fansat kinez janë të zemëruar me pjesëmarrjen e Gigi Hadid pas shfaqjes së saj në një video ku ajo përqesh një kukull Buddha. Vjen dhe reagimi i menjehërshëm i saj, por nuk kërkon ndjesë.  

Gigi i shkruan një fansi se : “Fotoja është marrë nga një video dhe është nxjerrë jashtë kontekstit, me qëllimin për të krijuar një lajm të paqenë. Më trishton shumë fakti që lëndohen shumë njerëz nga lajme të trilluara, por unë do t’ju tregoj njerëzve kush jam në të vërtetë.

Kam kaluar kohë të bukura në Kinë, dhe nuk kam asgjë tjetër përveçse nderim e respekt për fansat e mi aziatik. Shpresoj që fansat të më gjykojnë nisur nga eksperienca e tyre personale me mua dhe të kuptojnë se të tjerët mund të trillojnë skenarë të paqenë në internet”. E gjithë kjo tingëllon si një përpjekje për t’i ndrequr gjërat, por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë për fansat e tërbuar?

 

Shumë prej fansave të irrituar vazhdojnë të dërgojnë mesazhe: “Kina nuk i mirëpret ata që diskriminojnë Azinë”, një tjetër shkruan “Mos hajde në Azi, se s’jeni e mirëpritur”. Për momentin nuk ka asnjë shenjë se kjo furtunë kundër saj pritet të ndalë! Vetëm koha do ta tregojë!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF