KreuStil Jetese

Meshkujt më tërheqës? Ata që ushqehen me fruta e perime!

Herën tjetër që do të shkoni të darkoni së bashku, shikojeni mirë pjatën e tij! A është e mbushur me perime? Atëherë me siguri do të jetë edhe më tërheqës! Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Macquarie në Australi, meshkujt të cilët konsumojnë rregullisht fruta dhe perime janë më të zgjuar dhe kanë një aromë më të mirë se pjesa tjetër  që kanë si bazë të dietës ushqimore karbohidratet, yndyrnat e proteinat.

Studiuesit shpjegojnë se gjëndrrat e djersës shpërndahen në lëkurë mbi bakteret  të cilat përbëjnë aromën e trupit. Djersa nuk përmban erë të keqe, por e merr nga bakteret të cilat nëse janë të shëndetshme edhe aroma e trupit do të jetë më e mirë. Frutat dhe perimet e bëjnë aromën e trupit të tij më të këndshme për hundën tuaj!

Nëse e ftoni për një darkë romantike në shtëpi, tani e dini se çfarë të gatuani!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF