Çfarë e bashkoi Monika Kryemadhin me Erion Veliajn?! 0 168

Së fundi lufta brenda kampit rozë: Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë e nxehtë posi vera, megjithatë duket se shtatori ka sjellë freskun dhe armëpushimin mes tyre! Të paktën për një natë! Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj janë bërë bashkë në dasmën e çiftit Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku, por nuk janë mjaftuar me kaq… Një nga momentet më të paqta dhe më alegra mes tyre ka qenë kur ata të dy kanë kërcyr me nusen!

Monika, prijëse si ngahera drejton vallen, e ndjekur nga Erioni dhe çifti. Është kantautori dhe showman-i Ardit Gjebrea, që e ka zbuluar këtë moment të dasmës përmes një videoje të shpërndarë në profilin e tij në Instagram!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *