KreuCelebrity

Jeni kuriozë se si do shfaqet Era në klipin e ri?

Prej pak kohësh, këngëtarja Era Istrefi na ka treguar se po merret me përgatitjet e projektit të saj muzikor të radhës, i cili duket se është fare prane finalizimit!

Kënga e re e Erës mban titullin “No love yours” dhe është realizuar në bashkëpunim me artistin French Montana. Klipi ishte edhe arsyeja e udhëtimit të Erës në Shtetet e Bashkuara, pasi xhirimet u realizuan në Los Angeles.

Era ka menduar të ndajë me ndjekësit vetëm pak nga sheshxhirimi, duke i lënë ende në pritje të klipit. “A jeni gati për këngën?”, u shkruan ndjekësve dhe në postimin e saj dallojmë murin e verdhë, por portretin e këngëtares ekstragavante jo, e ka mbuluar një teknik i xhirimeve. Gati jemi, Era, po presim klipin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF