KreuCelebrity

Protagonistët e “Game of Thrones” së bashku në një tjetër projekt!

Aktorët protagonistë të serialit që ju ka gozhduar përpara ekranit “Game of Thrones”, Emilia Clarke dhe Kit Harington në rolet e Daeneris dhe John Snow do të vijnë së bashku në një tjetër projekt. Të dy, jashtë sheshxhirimit!

Ata janë zgjedhur të jenë imazhi i parfumeve të reja të “Dolce&Gabbana”! Spoti publicitar është xhiruar në Itali dhe që të dy aktorët duken të qeshur e në një formë mjaft të mirë! Nëna e dragonjve është bërë pjesë e familjes D&G. Kit është imazhi i fragrancës për meshkuj “The One for Men”, ndërsa Emilia i “The One Eau de Toilette, të dyja aromat kushtojnë nga 67$.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF