KreuCelebrity

Ja ç’ka thënë Angelina Jolie mbi tradhëtinë…!

Është ndoshta një ndër vështirësitë më të mëdha të dashurisë, ashtu sikurse konsiderohet si shkaku më i dhimbshëm i një ndarje të paparashikuar. Edhe pse të famshmit konsiderohen si më të prekurit nga një fenomen i tillë, ata nuk e kalojnë aq lehtë sa e mendojmë një tradhëti të mundshme nga partneri. Nëse në sytë e publikut, Angelina Jolie është seks-simboli i paprekshëm nga mërzitje të këtij lloji, në fakt gjithmonë e më shumë po lexojmë mbi trishtimin e saj lidhur me divorcin e fundit.

Por, kur ka ardhur puna tek tradhëtia, Jolie nuk është aq zemërmirë sa duket. Edhe pse prej afro 13 vitesh e dashuruar me Brad Pitt, ky i fundit nuk ka qenë partneri i parë zyrtar i yllit të ‘Tomb Rider’. Billy Bob Thornton ishte bashkëshorti i Angelina-s prej tre vitesh, periudhë kur aktorja dukej më e dashuruar se kurrë. Edhe pse një romancë afatshkurtër, Jolie nuk i ka kursyer deklaratat mbi tradhëtinë. “I kam thënë Billy-t që nëse e kap ndonjëherë duke tradhëtuar, nuk do ta vras sepse i dua fëmijët e tij dhe nuk kam ndërmend t’i lë pa baba. Por, do ta rrah shumë keq. Për fat, i di të gjitha dëmet (e shkaktuara nga sportet) që ka në trup”, ka deklaruar asokohe Angelina, e cila ishte me famë për rolet e saj si ‘vajzë e fortë’. Për fat, u nda shpejtë nga Billy…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF