KreuCelebrity

Kate Middleton, e mrekullueshme në Prada!

Edhe pse u përfol gjatë, shënjimi i 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Princeshë Diana-s kaloi bashkë me ditën e fundit të gushtit. Për nder të kujtimit të saj, u mbajtën një sërë eventesh e ekspozitash, për të cilat folëm jo pak. Fjalët e fundit të Lady D, kujtimet emocionuese të dy djemve, letra e hidhërimit të Mbretëreshës ndaj kësaj fatkeqësie – ishin të gjitha këto forma kujtese nga të afërmit e një prej figurave më të dashura për publikun.

Duke qenë se Kate Middleton ka treguar shumë nga respekti që ka ndaj imazhit të Diana-s, kemi parë shpesh përngjashmërinë në veshje mes të dyjave. Për nder të figurës së Princeshës, Dukesha e Kembrixhit ka dhënë një kontribut të madh lidhur me kujtimin e Lady D, e kjo vetëm falë përzgjedhjes së veshjeve. Duke qenë se për këto të fundit, Middleton përfolet shpesh, ne kujtojmë paraqitjen e saj gjatë vizitës së memorialit të Diana-s, në Pallatin Kensington. Kate i kishte besuar Prada-s, për fustanin jeshil me detaje lulesh portokalli. I mbyllur deri në gjysmë të fytit dhe me gjatësi poshtë gjurit, Middleton e vërtetoi dhe një herë se di t’ia dalë më së miri kur vjen puna tek veshja. Fustani $2200 u kombinua me këpucët LK Bennet Fern, që arrinin çmimin e $345…Më poshtë do të gjeni imazhin e plotë. Si ju duket Dukesha në Prada?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF