KreuFashion

Kjo është zyrtarisht çanta më popullore në historinë e modës!

Sa herë flasim për çantat, i bëjmë sytë katër, për aq kohë sa konsiderohet si aksesori më i besuar i femrave. Për to investimi nuk njeh kufinj, e të njejtën gjë mund të themi edhe për çmimet stratosferike që mbartin disa nga emrat më të njohur në këtë fushë. Hermes Birkin kushton pak më shumë se ari, ashtu sikurse të tjera firma kanë arritur të thyejnë rekorde me shifrat e vëna mbi blerjet e mundshme. Por, cili është ai model që cilësohet si më popullori ndër të tjerët?

 

Nëse nuk keni patur një origjinale, me siguri keni disponuar një imitim të Chanel, me mbërtheckë të dizenjuar me dy shkronja ‘C’. Modeli i lançuar fillimisht nga Karl Lagerfeld në ’80-tën, do të tërhiqte vëmendje të vazhdueshme, deri sa të zinte vendin e parë në listën e më populloreve. Vendin e dytë e zë Louis Vuitton Speedy, version për të cilin Audrey Hepburn pati një kërkesë në 1965: Vuitton duhet të dizenjonte një version më të vogël Speedy të Keepall. Vendi i tretë shkon për Hermes Birkin, ndërsa i katërti dhe i pesti për Hermes Kelly dhe Chanel 2.55. Tashmë, diçka është e sigurt – versioni klasik i Chanel vështirë të dalë nga moda!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF