Maskat e fytyrës më të përshtatshme për meshkujt!

Kur vjen puna tek kujdesi ndaj vetes, le të themj se vajzat e përkëdhelin veten më shumë seç duhet kur mendojnë se janë të vetmet që kujdesen për paraqitjen e jashtme. Flokët, lëkura, pesha trupore janë po aq të rëndësishme për një pjesë të konsiderushme meshkujsh, që preferojnë të kenë imazh sa më të kuruar. Nuk është habi nëse në sektorin e kozmetikës të gjeni dhe djem duke blerë maska për fytyrën. Njësoj si femrat, edhe lëkura e tyre has një sërë problemesh, sidomos kur makina e rrojës irriton sipërfaqen e fytyrës. Këtë herë, ne ju prezantojmë djemve disa nga maskat më të lehta e të përshtatshme që përgatiten në shtëpi, për një pamje që do të dëshmojë vetëm pastërti dhe estetikë, si asnjëherë tjetër:

1. Përzieni një lugë çaji mjalt me një lugë gjelle lëng limoni. Shtoni katër pika vaj dhe masën e përgatitur lëreni në fytyrë për 15-20 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe do të shihni se sa shpejt do të eleminohet yndyra nga lëkura juaj!

2. Kosi i përzierë me lëngun e një fete portokalli dhe një lugë gjelle aloe vera, do t’ju ndihmojë të eleminoni poret. Mjafton ta lini për 10 minuta, për të ndjerë ndryshimin.

3. Hidhni disa cereale në mikser dhe zbutini me pak ujë të vakët. Më pas, shtoni një lugë gjelle mjalt, kos dhe një të bardhë veze. Përziejini mirë dhe lërini në fytyrë për 10-15 minuta. Një maskë e tillë shërben për luftimin e akneve dhe njollave të lëkurës.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.