Përfundon telenovela Tuna-Nora, ja çfarë i bashkoi vajzat këtë herë! 0 209

Ishte një ndër konfliktet më pikante të shoubizit shqiptar, e ndjekësit e VIP-ave vendas po prisnin të shikonin detaje të mëtejshme të hatërmbetjes mes Tunës dhe Nora Istrefit. Përfshirja e tyre në të njejtën familje, të dyja në pozicionin e kunatave, tërhoqi dhe më shumë vëmendjen e publikut, duke i shndërruar kështu në protagonistet e familjes Berisha.

Por, duket se nuk do të shohim edhe shumë nga një telenovelë e tillë, pasi si familja e Tunës, ashtu dhe ajo e Norës po kalojnë pushimet sëbashku! Gjithçka kemi parë fillimisht ishte udhëtimi i secilit drejt Turqisë, si për çudi në të njejtën ditë. Kjo linte goxha vend për dyshime, duke aluduar se çiftet po kalojnë këtë fillim-shtatori nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Duke i lënë bashkëshortet nën hije, Patrisi dhe Roberti janë fotografuar krah për krah, duke mbajtur të vegjëlit e tyre. Foto e publikuar nga partneri i Tunës të bën të mendosh se konfliktet janë zgjidhur, pavarësisht se këngëtaret nuk kanë dhënë asnjë shenjë të këtij lloji. E teksa artistet përpiqen të tërheqin vëmendje me të kundërtën, vëllezërit Berisha mesa duket nuk kanë ndër mend të përfshihen edhe më tutje në këtë lojë. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *