Pse u nda Vanessa Hudgens nga Zac Efron? 0 1262

Ata ishin një ndër çiftet më të dashura në sytë e publikut adoleshent, por romanca e tyre zgjati fare pak. Kur të gjithë mendonin se yjet e ‘High School Musical’ do të hidhnin një hap më tutje për martesë, Vanessa Hudgens dhe Zac Efron deklaruan ndarjen, duke thyer kështu zemrat e fansave.

Edhe pse shkëputja mes tyre ndodhi në 2010, Hudgens iu desh shumë kohë për të dhënë detaje të mëtejshme. Në një intervistë për Sugarscape, aktorja deklaroi: “Kalova një fazë që u bëra shumë e ligë, sepse isha e mbingopur. Vajzat vraponin pas Zac dhe unë përfundoja duke i parë shtrëmbër. Më pas e kuptova se nuk ishte kjo ajo që duhej të ishte në të vërtetë.” Duket se pak nga pak, kjo lidhje ka shkuar natyrshëm drejt fundit, pasi nuk ishte idealja për t’i dhënë më të mirën Vanessa-s. Tashmë, yjet jetojnë normalisht, pa shumë pengje për atë çka tani quhet e shkuar…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *